Arabia Saudite ka ekzekutuar dy shtetas të Bahrejnit të dënuar për vepra terroriste, ka thënë Ministria e Brendshme e mbretërisë.
Autoritetet njoftuan se ata kryen ekzekutimin e Jaafar Mohammed Ali Mohammed Juma Sulltan dhe Sadiq Majeed Abdulrahim Ibrahim Thamer.
“Të dy, Jaafar Muhammad Ali Muhamed Juma Sultan dhe Sadiq Majeed Abdul Rahim Ibrahim Thamer (shtetas Bahrein) ishin bashkuar me një celulë terroriste të udhëhequr nga një person i kërkuar në Mbretërinë e Bahreinit, i lidhur me një grup terrorist, dhe kishin marrë trajnime në kampet që i përkisnin terroristëve, entitete që synojnë destabilizimin e sigurisë së Arabisë Saudite dhe Mbretërisë së Bahreinit”, tha ministria.