Administrata e Arabisë Saudite filloi një fushatë ku u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë personat të cilët kundërshtojnë shtetin dhe dyshohet se janë “terroristë”.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite, SPA, është bërë prezantimi i linjës së denoncimit, me numër 990, që e ka shpalosur Kryesia e Institucionit të Sigurisë së Shtetit, me qëllim të krijimit të një ure komunikimi midis institucioneve dhe qytetarëve.

Në lajm theksohet se është e rëndësishme që terroristët, të kërkuarit ose ata që e kundërshtojnë shtetin të denoncohen tek njësitë e sigurisë, si dhe vendndodhja e tyre, duke shtuar se denoncimet do të mirëpriten dhe do të mbahen të fshehta.

Platformat për të drejtat e njeriut dhe platformat politike theksojnë se Arabia Saudite për një kohë prej më shumë se një viti është duke vazhduar fushatën e arrestimit të dijetarëve islamë, avokatëve dhe akademikëve që kundërshtojnë presionin dhe kufizimin e lirive në vend.

Arabia Saudite nga ana tjetër hedh poshtë këto akuza duke pohuar se në vend ka liri të mjaftueshme për të gjithë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb