Gratë në Arabinë Saudite mund të udhëtojnë tani jashtë vendit pa lejen e një kujdestari mashkull.

Me rregullat e reja, të shpallura të premten me dekret mbretëror, gratë mbi 21 vjeçe mund të aplikojnë për pasaportë pa autorizimin e një kujdestari mashkull.

Dekreti mbretëror u jep grave edhe të drejtën për të regjistruar lindjen e fëmijës, martesën ose divorcin. Ai gjithashtu rregullon edhe ligjin e punësimit, që i zgjerojnë mundësitë e punës për gratë.

Sipas tyre, të gjithë qytetarët kanë të drejtë të punojnë pa u përballur me ndonjë diskriminim të bazuar në gjini, paaftësi ose moshë.

Deri më tani, grave saudite u është dashur të kërkojnë leje nga një kujdestar mashkull – bashkeshorti, babai ose ndonjë i afërm tjetër – për të marrë një pasaportë ose për të udhëtuar jashtë vendit.

Grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut shpesh kanë pohuar se gratë në Arabinë Saudite trajtohen si qytetare të dores të dytë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb