Arabia Saudite u bëri thirrje të enjten separatistëve jemenas që të hiqnin dorë nga kontrolli i provincës së Adenit dhe shprehu mbështetjen e saj për qeverinë, një tregues që përçarja  me aleatët e ngushtë Emiratet e Bashkuara Arabe ishte thelluar.

Në një deklaratë të bërë nga agjensia shtetërore e lajmeve SPA, mbretëria refuzoi çdo “realitet të ri” të imponuar me forcë në jug dhe shtoi çdo përpjekje për të destabilizuar sigurinë e Jemenit do të ishte një kërcënim kundër Mbretërisë dhe “do të trajtohet me vendosmëri”.

Arabia Saudite, udhëheqësi i një koalicioni arab që lufton lëvizjen ‘Houthi’ të lidhur me Iranin në Jemen, po pret bisedime indirekte për të zgjidhur krizën midis separatistëve të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe zyrtarëve të qeverisë së Presidentit Abd-Rabbu Mansour Hadi, i cili ka hapur një front të ri lufte në Jemen.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb