Nisja e anijes kozmike AX-2 me dy astronautët nga Arabia Saudite, Ali Karni dhe Rayyane Bernavi, u krye me sukses.

Sipas deklaratës së bërë në Twitter nga kanali i lajmeve “Al-Ikhbariye” nga Arabia Saudite, u njoftua se anije kozmike, ku ishin edhe Karni dhe Bernavi, u nis drejt Bazës Ndërkombëtare Hapësinore.

Agjencia zyrtare e Arabisë Saudite SPA raportoi më 17 maj se kanë përfunduar përgatitjet e dy astronautëve për udhëtimin në hapësirë.

Agjencia Hapësinore e Arabisë Saudite njoftoi në shtator të vitit të kaluar se në kuadër të aktiviteteve të projektit “Vizioni 2030”, ishte nisur një program hapësinor. Në deklaratë thuhej se synohej të arrihen përfitime nga sektori i industrisë hapësinore dhe të bëhen kontribute në kërkimin në këtë fushë.

Në deklaratën e bërë nga Agjencia Hapësinore më 14 shkurt, u raportua se Rayyane Bernavi dhe Ali Karni ishin përzgjedhur për të udhëtuar me anijen kozmike AX-2.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb