JEMEN- Arabia Saudite ka nisur një operacion ushtarak, duke përfshirë sulmet ajrore në Jemen.

Sulmet e Arabisë Saudite vijnë pas kërkesës së Jemenit për të luftuar rebelët Houthi Shiitë, të cilët kanë fituar terren kohët e fundit.

Lajmi për sulmet konfirmohet nga ambasadori saudit në SHBA, i cili u shpreh se qëllimi i sulmeve është mbrojtja e qeverisë legjitime në Jemen.

Rebelët kanë fituar terren kohët e fundit, duke detyruar edhe presidentin legjitim të largohet nga kryeqyteti Sanna.

Ndërkohë, pas lajmit për sulmet e Arabisë Saudite është rritur frika për konflikt të mundshëm me Iranin, i cili është rival i Arabisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: