Arabia Saudite sot theksoi se ka rrëzuar tetë dronë të ngarkuar me eksplozivë të nisur nga grupi rebel Houthi i Jemenit drejt Mbretërisë, njoftuan mediat lokale.

“Forcat Mbrojtëse Ajrore Mbretërore Saudite dhe Forca Ajrore Mbretërore Saudite ishin në gjendje të interceptonin dhe shkatërronin tetë dronë të nisur nga milicia Houthi drejt Mbretërisë, në një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe humanitar”, agjencia zyrtare saudite e lajmeve (SPA) citoi Ministrinë e Jashtme të ketë thënë.

Ministria po ashtu deklaroi se grupi Houthi lëshoi tre raketa balistike drejt Arabisë Saudite, njëra prej të cilave u ul në provincën Al-Jaëf të Jemenit dhe dy të tjerat u ulën në “dy zona kufitare të pabanuara”.

Në një deklaratë të veçantë, Ministria saudite e Mbrojtjes tha se ky sulm “jo vetëm që synon Mbretërinë, por edhe qendrën nervore të ekonomisë globale, sigurinë e eksporteve të naftës, stabilitetin e furnizimeve të naftës dhe lirinë e lundrimit dhe tregtinë ndërkombëtare”.

Në orët e para të ditës së sotme, Riadi njoftoi se një zjarr shpërtheu në një impiant nafte pasi u shënjestrua me një predhë në rajonin jugor Jizan. Asnjë viktimë nuk u raportua në sulm.

Ndërkaq, grupi Houthi i Jemenit njoftoi shënjestrimin me 18 dronë dhe tetë raketa balistike ndaj objekteve vitale në Arabinë Saudite, duke përfshirë një numër vendndodhjesh të firmës së naftës Aramco dhe bazës ajrore King Abdulaziz në Dammam.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb