Al-Nassr synon të vazhdojë të përforcojë skuadrën pas ardhjes së Cristiano Ronaldos dhe po shikon disa ish-lojtarë të Real Madridit.

Pasi Sérgio Ramos (tani te Paris Saint-Germain) u lidh për një kalim të mundshëm në klubin e Arabisë Saudite, shtypi ndërkombëtar tani po thekson se Karim Benzema dhe Luka Modric mund të bashkohen me ekipin e CR7. Al-Nassr po mendon t’i bëjë propozime tërheqëse dy lojtarëve dhe largimi nga Real Madrid mund të vijë së shpejti.

Oferta për të 3 futbollistët do të ishte e njëjtë: 30 milionë euro në sezon.

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, tashmë ka reaguar për divorcin e mundshëm të francezit dhe kroatit me Los Blancos. “Legjendat e Real Madridit duhet ta përfundojnë karrierën e tyre në Real Madrid”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb