Një lajm i bujshëm qarkullon së fundmi në Arabinë Saudite. Duket se kjo ligë, një kampionat që tashmë ka disa yje duke përfshirë Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, ka rihapur negociatat me Lionel Messin për ta bindur atë të largohet nga Shtetet e Bashkuara që në fillim të sezonit të ardhshëm.

Nuk është ende e qartë se për cilin klub bëhet fjalë, por sigurisht që  interesi është i madh për një kampionat tashmë të ndjekur në Evropë. Kështu, La Pulce dhe CR7 mund të përplasen përsëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb