SUEDI-Arabia Saudite ka tërhequr ambasadorin e saj në Suedi, pas përfundimit të një marrëveshje armësh midis vendeve. Më herët Arabia Saudite bllokoi një fjalim të ministres së Jashtme suedeze të Lidhjes Arabe.

Ministria e Jashtme arabe i përshkroi deklaratat e Margot Uallstrom si “fyese” dhe një “ndërhyrje flagrante në punët e saj të brendshme”.

Marrëveshja, që është rreth një dekadë e vjetër, kishte një vlerë miliona dollarëshe në eksportet e armëve suedeze, dhe duhej të përfundonte në maj.

Ministria e Jashtme suedeze konfirmoi tërheqjen e ambasadorit saudit, Ibrahim bin Saad Al-Ibrahim, për shkak të kritikave mbi “të drejtat e njeriut dhe demokracisë”.

Ministrja shprehu një qëndrim kritik ndaj gjendjes së të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite. Në fjalimin e gjerë ajo theksoi angazhimin e Suedisë për të drejtat ndërkombëtare të njeriut. Ajo gjithashtu mbështeti të mirat e përparimit demokratik, dhe bëri thirrje për anëtarët që të “përqendrojnë vëmendjen mbi të drejtat e grave”. Ajo e përshkroi lirinë e fesë dhe të shprehjes si “të drejtat themelore”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb