Arabia Saudite njoftoi se këtë vit, vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19) është kushti kryesor për pelegrinazh në Mekë.

Gazeta “Ukaz” njoftoi se ministri saudit i Shëndetësisë Tawfig Al-Rabiah, u ka theksuar zyrtarëve të ministrisë se ”ata që dëshirojnë të kryejnë pelegrinazh janë të detyruar të vaksinohen kundër COVID-19” dhe se ”ky është një kusht për të marrë pjesë në pelegrinazhin në Mekë”.

Ministri Rabiah gjithashtu kërkoi që të bëhet përgatitje të hershme për sigurimin e punonjësve shëndetësor që do të jenë me detyrë në qendrat e shëndetësisë në Mekë, Medinë dhe vendet e shenjta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb