Teuta mundi 3-1 Egnatian, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Abissnet Superiore. Golat e vendasve u shënuan nga Beqja, Daci dhe Peposhi, ndërsa në limite ngushtoi shifrat Pas sfidës protagonistët u ndalën për mikrofonat e Gol pas Goli. Trajneri i durrsakëve, Renato Arapi, u shpreh i lumtur për 3 pikët.

 

“Vinim pas disa ndeshjeve të mira, kemi pasur vazhdimësi, kjo më ngroh. Sot e mbyllëm një objektiv, pavarësisht se Teuta nuk ishte ndërtuar për mbijetesë, do ti bëjmë hyzmetin javëve të mbetura, pse jo për të pretenduar për vendin e katërt.E nisëm ndeshjen shumë mirë, ekipi ka treguar vetëbesim, kjo është shumë e rëndësishme.

Kemi gjetur stabilitet. Na motivon pjesa e sipërme e renditjes, janë 9 pikë në lojë, diferenca është 6 pikë. Pjesa më e madhe e lojtarëve besoj do të qëndrojnë dhe vitin tjetër, kjo është një pikënisje e mirë.Na vjen keq për golin e pësuar, sepse gjatë gjithë sezonit kemi pësuar shumë gola. Fokusin e kam vënë tek mbrojtja. Jemi përpjekur t’i marrim maksimumin lojtarëve. I kemi dhënë prioritet edhe sulmit me 2 lojtarë sulmuesë. Përqendrimi deri në fund akoma nuk është, ka vend akoma për t’u përmirësuar.E mira është që Vllaznia-Kukësi të dalë barazim. Tirana pavarësisht se është shpallur kampion, do të mundohet të tregohet serioze deri në fund. Është shumë e rëndësishme që të formohemi nga ana psikologjike dhe të kemi vazhdimësi.

I vetmi peng është ndeshja me Tiranën. Me Vllazninë bëmë lojë të mirë, por nuk krijuam shumë. Me Tiranën I kishim mundësitë për ta fituar ndeshjen, por futbolli I tillë është, i ka të treja rezultatet.Peposhit I është dashur kohë të përshtatet, po mundohet të zbatojë atë që I kemi thënë. Jemi munduar të punojmë edhe për sezonin e ardhshëm. Në përfundim të kampionatit do të ketë prurje, por edhe pjesa më e madhe mund të qëndrojnë” – Tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb