Teuta u mposht 3-1 nga Partizani, në takimin e javës së 28-të të Abissnet Superiore. Durrsakët komplikojnë kështu shumë gjërat në rënditje, sakaq tashmë e shohin veten në luftë për mbijetesën. Trajneri i “Djemve të Detit”, Renato Arapi nuk e fsheh dot zhgënjimin, në prenoncimin rutinë të dhënë për Gol pas Goli.

“Ata nuk kishn asnjë rast,deri në momentin që pësuam golin. Edhe i dyti ishte standart. Nëse nuk do quhej ai gol, do flisnim ndryshe. Gjithsesi, nuk kemi çfarë të bëjmë.

Stili i lojës – Ne e kishim përgatitur kështu ndeshjen, kjo është forca jonë reale. Kaq po bëjmë. Është hera e dytë kjo nga arbitrat dhe na ndikon. Do marrim maksimumin e lojtarëve. Ndërrimet e bëra në pjesën e dytë nuk na ndihmuan.Kemi pasur oshilacione! Në Shkodër një faull i padhënë për ne mund të barazonte sfidën. Nëse lojtari ka qenë pozicion jashtë loje, duhet të jepej për ne. Mendoj se rasti ishte dyluftim dhe ishte jashtë loje.Ishte detyra e Grudës që të ndalte kundërshtarin në topin e kthyer, lojtari ka qenë i pavëmendshëm te goli” – tha ai.

Teuta renditet e gjashta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb