Moderatorja Einxhel Shkira ka vendosur një rekord botëror në “Big Brother”, të paktën kështu pretendoi Arbana Osmani.

Ajo tha se Einxhel është banorja që ka dalë më së shumti në nominim në “Big Brother Vip” dhe ka triumfuar.

Einxhel e priti tepër e buzëqeshur këtë “arritje” që u shoqërua me ovacione të shumta nga publiku në studio. Kujtojmë që Einxhel, është një prej finalistëve të këtij formati, bashkë me Beniadën, Ilirin dhe Donaldin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb