Kur kanë mbetur dhe rreth 1 javë nga nisja e edicionit të ri të ‘Big Brother’, prezantuesja Arbana Osmani ka publikuar një foto në Instagram nga ambientet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Drejtuesja e spektaklit që do të nisë në 18 mars mesa duket mezi e pret fillimin e edicionit të ri. Ndonëse nuk janë zbuluar më shumë detaje thuhet se banorët do jetojnë në luks.

Ky ‘Big Brother’ do jetë ndryshe nga të tjerët si nga formula dhe përzgjedhja e banorëve, të cilët do jenë çift. Po ashtu, një ndër rregullat e reja që është vendosur për këtë vit është dhe fakti se nuk do të lejohet kryerja e marrëdhënieve seksuale në ambientet e shtëpisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb