Arbana Osmani do të kthehet këtë sezon në ekranin e madh, ndërsa një foto që ka postuar prezantuesja e “Top Channel” në “Instagram” ka ngjallur mjaft diskutim e hamendësime. Flasim për një foto, ku Arbana duket në shkallët e “Top Channel”, së bashku me Rezart Agën, ish-autorin e “Big Brother Albania”.

E rikthyer në punë pas lindjes së djalit të saj, Arbana ka shpërndarë një mesazh “të fshehtë”, duke pozuar krah bashkëpunëtorit të saj të vjetër. “Skuadra e vjetër u rikthye”, shkruan moderatorja në foton në fjalë. E ky rikthim, ndonëse mendohet se do të jetë për programin e ri që Arbana do të drejtojë në “Top Channel”, ku mendohet se dyshja e suksesshme do të rikthehen edhe në edicionin e radhës së “Big Brother”?
(m.k/SummerPages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: