Moderatorja e njohur, Arbana Osmani është mjaft aktive në rrjetet sociale duke postuar momente të këndshme nga përditshmëria e saj. Shpesh herë e kemi parë të postojë receta gatimi, video gazmore nga dy djemtë, Joni dhe Dielli apo edhe partnerin e saj, Eduart Grishaj.

Së fundmi, moderatorja me anë të një postimi të bërë nga ‘’InstaStory’’ ka postuar një nga mini-serialet më të mira të momentit ‘’Inventing Ana’’.

“Më kujton një nga vajzat që unë njoh”, ka shkruar Osmani në mbishkrim duke thumbuar, por nuk ka dhënë asnjë detaj më tej se kujt i dedikohet ky postim.

“Inventing Ana” përpiqet të ngrejë në pikëpyetje figurën e Anna Delvey-t (Julia Garner), ëndrrën amerikane, lidhjet e errëta. Anna Vadimovna Sorokin, e lindur në vitin 1991, u transferua nga Rusia për në New York në vitin 2013. Asokohe, ajo krijoi një identitet të rremë, duke i shtirur si Anna Delvey dhe pretendonte se ishte një trashëgimtare e pasur gjermane.

Anna Sorokin e ndryshonte vazhdimisht historinë e trashëgimisë së saj dhe pretendonte se kishte një fond prej 60 milionë euro në bankë, në mënyrë që të justifikonte qëndrimet në hotele luksoze. Ajo u thoshte miqve, figura të pasura në New York, se kishte vështirësi në tërheqjen e parave, në mënyrë që ata të paguanin për të. Në vitin 2017, u arrestua. Më pas, policia vërtetoi se Sorokin arriti të vidhte gati 275,000 dollarë. Aktualisht, ajo është e burgosur në burgun e Bedford Hills, në Neë York, ku është dënuar disa herë për thyerje të disiplinës./PanoramaPlus

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: