Prezantuesja e njohur Arbana Osmani ka treguar miqësinë e sinqertë që ka prej 12 vitesh me këngëtarin e njohur Alban Skënderaj.

Arbana ka postuar një foto në ‘Instagram’ së bashku me këngëtarin ku shkruan “12 vite shoqëri e pastër”. Ata janë takuar në ambientet e Top Channel, ku kanë shkrepur edhe fotografinë së bashkë, të cilën e ka shpërndarë moderatorja.

Arbana Osmani, pas përfundimit të sezonit të parë të “Dua të të bëj të lumtur”, ka nisur të përgatitet për fillimin e edicionit të radhës së “Big Brother”, ndërsa në përgatitje e sipër është edhe këngëtari Alban Skënderaj, pasi vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e “Voice of Albania”, ku ai do të jetë njëri prej trajnerëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: