TIRAE
Moderatorja Arbana Osmani, e cila zbuloi lajmin e ëmbël se është në pritje të një fëmije, zbuloi se Big Brother VIP 2 do të vijë në fund të janarit të vitit të ardhshëm.

Nga festa që organizoi Top Channel për Big Brother VIP, një natë më parë, Osmani tha për ‘Ftesë në 5’ se për edicionin e dytë është zgjedhur një tjetër sezon për tu nisur.

“Do të nisë në fund të janarit të vitit të ardhshëm,”- tha ajo.

Ndërsa Sabiani zbuloi se vajza e tij, Kejsi ka marrë vendimin që të jetë pjesë e Big Brother VIP 2.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: