Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj në një intervistë për “News 24” deklaroi se janë gjithsej 179 mijë përfitues nga paketa e dytë e miratuar.

Kryeministri e ka bërë deklarimin pardje që kishte të bënte me të gjithë periudhën e pandemisë, ku ka paralajmëruar edhe lirimin e të gjithë aktiviteteve thuajse, edhe transportit publik po ashtu. Me të gjithë kujdesin që duhet të jemi, Shqipëria është cilësuar si një nga vendet që ka menaxhuar me sukses situatën e pandemisë. Shqipëria ka zgjedhur një qasje ku ka mbështetur të papunët që janë goditur më rëndë nga Covid-19. Ka dy paketa të rëndësishme që injektojnë ndihmë direkt tek qytetarët. Është dhënë 260 mijë lekëshi i dytë dhe do jepet edhe një 260 mijë lekësh në qershor. Kemi ndryshuar periudhën kohore për ata që kanë dalë të papunë. Do jepet 40 mijë lekë të reja për ata që janë larguar nga puna nga 17 marsi 2020 deri 17 prill 2020. Kemi zgjeruar gamën kohore, duke përfituar 30 mijë gati qytetarë. Ne kalojmë pagën menjëherë tek njerëzit dhe jo tek pronarët. Me këtë përfitojnë rreth 50 mijë familje. Shkon numri i përfituesve të dytë në 179  mijë persona. Do cojmë përfitimet në bazë të të dhënave që kemi nga Tatimet”, tha Ahmetaj.

Arben Ahmetaj theksoi se paga e tretë e luftës do të jepet brenda datës 15 qershor.

“Nuk do të ndëshkojmë njeri përvec atyre administratorëve që kanë neglizhuar. Ajo që dua të ndaj me ju janë dy lajme të mira për ekonominë. Një sukses është Karavastaja si projekt, që ka investuar një kompani franceze. Kemi të gjitha shpresat bazuar në fakte se ekonomia shqiptare do të ringrihet më shpejt nga sa ishte parashikuar. Shqipëria po përgatitet për cdo situatë. Përqendrimi i të ardhurave drejt përmirësimit. Në rast se nuk ka aplikim nga ata që kanë nevojë, administrata tatimore do të bëjë aplikimin. Kjo do të thotë se nuk ka nevojë për aplikim. Nëse qytetarët është përfitues i kalohet menjëherë në llogari bankare 40 mijë lekë të reja. Pagat do të merren që nesër. Paga e tretë do të hidhet në mes të qershorit. Paga e tretë do të merret brenda 15 qershorit”, u shpreh Ahmetaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb