Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u shpreh se nesër kryeministri do të prezantojë Programin e Rindërtimit.

Ahmetaj theksoi se për të prekurit nga tërmeti do të ngrihen qyteza, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.

“Është një grup që drejtohet nga Blendi Çuçi dhe po bën vlerësimin. Vlerësimi po bëhet. Qytezat do të ndërtohet me standarde.  Do të ndërtohet shtëpi në qyteza urbane me standarde. Do jenë verifikuar familjet që nuk kthehen dot më, do jetë lista e saktë, pas verifikimeve serioze dhe do të strehohen në këto qyteza. Do të kemi program më vete që do të quhet programi i rindërtimit. Nesër e prezanton Rama. Nuk do ketë asnjë rritje taksash. Skema e financimit është e kombinuar me të gjitha, që nga kursimet, nga donatorët, nga ndihmat, nga kredi me interesa minimale. Do të jenë të përfshirë të gjithë elementet. Buxheti nuk do të preket aspak”, tha Ahmetaj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb