Katër institucione shtetërore dhe publike, Ministria e Shëndetsisë ajo e Arsimit, Universiteti i Mjeksisë dhe Komisioni i Posacëm i ngritur nga kryeministri për zgjedhjen e shefave të shërbimit në QSUT janë paraqitur në Gjykatën Administrative Tiranë në cilësinë e të paditurit pas akuzave të ngritura nga doktor Arben Beqiri.

Ky i fundit është përfaqësuar në seancën e parë të gjygjit nga avokatja Emona Coja e cila ka kërkuar që në fillim pavlefshmëri absolute të aktit administrativ të firmosur nga dy ministritë e linjës që i kanë dhënë rektorit të Universitetit të Mjeksisë Prof. Dr. Arben Gjata një post të dytë me kohë të plotë, atë të Shefit të Kirurgjisë Digjestive në QSUT.

Pala mbrojtëse e zotit Beqiri argumenton se gjatë procesit janë konsumuar edhe shkelje penale si në rastin e përfaqësues ligjore të rektoratit që fillimisht është dorëhequr nga komisioni i vlerësimit duke pranuar ekzistencën e konfliktit të interesit ndërsa në fund në rrethana të paqarta ka firmosur procesverbalin e vlerësimit pa qenë e përfshirë në të.

Sipas palës paditëse, me marrjen e postit të dytë në krye të Shërbimit të Kirurgjisë Digjestive rektori i Universitetit Mjekësor doktor Arben Gjata duhet të firmosë kontratën e punës me kreun e Universitetit të Mjeksisë, që është po ai vetë.

Në gjykatë nuk janë paraqitur në cilësinë e subjektit të paditur, Ministria e Arsimit dhe e Sporteve  si dhe Komisioni i Posacëm i Vlerësimit i ngritur nga kryeministri Rama për të bërë përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të shërbimeve në QSUT.

Ndërkohë 3 institucionet e tjera prezente si dhe avokatura e shtetit dhe avokati mbrojtës i rektorit Arben Gjata kërkuan rrëzimin e akt padisë si të pabazuar në ligjet në fuqi, duke e cilësuar procesin tërësisht ligjore dhe aspak në konflikt interesi. Përfaqësuesi ligjor i Ministrisë së Shëndetsisë tha se cështja e firmosjes së kontratës së punës i është deleguar dekanit të fakultetit të mjeksisë.

Pas seancës asnjë prej përfaqësuesve ligjor të institucineve të paditura nuk ka pranuar të komentojë akuzat e doktor Arben Beqiri.

Seanca e rradhës u caktua të mbahet në datë në datën 1 prill.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb