Ish-drejtuesi i Policisë Durrës Arben Hajdarmataj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se në shënjestër të atentatit është prokurori Arben Ndoji.

Hajdarmataj theksoi se çështje është politike, kurse ka shtuar se autorët e krimit kanë mbështetje në nivele të larta të politikës.

“Atentati ka qenë ndaj prokurorit, mendoj. Per mua, atentati eshte ndaj prokurorit. Autoret e kane ditur shume mire se kush ka qene ne makine dhe e kujt ka qene makina.

Unë mendoj se atentatorët kanë pasur shumë lidhje të fortë me politikën e inkriminuar, që kanë marrë kurajon të godasin një prokuror. Mendoj se ata kriminelë që kanë goditur prokurorin janë të mbështetur politikisht. Edhe backraundi politik i Rrajës e fakton këtë gjë. Autorët e krimit kanë mbështetje politike dhe për mua çështje është politike”, tha Hajdarmataj.

 

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb