Drejtuesi i SPAK, Prokurori i Posaçëm, Arben Kraja, zhvilloi takim dypalësh me Ministren e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe delegacionin e saj.

Sipas SPAK, në këtë takim u diskutua mbi përparësitë dhe zhvillimet si rezultat i reformës në drejtësi, procesit të Vetingut në Shqipëri dhe ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri.

“U diskutua gjithashtu mbi arritjet si rezultat i këtyre proceseve por edhe sfidat konkrete me të cilat po përballet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Republikën e Shqipërisë.

Në diskutimin për shkëmbimin e përvojës së deritanishme dhe praktikave të SPAK për të përmbushur me sukses misionin dhe vizionin e tij, u ra dakord për të vazhduar me prioritet bashkëpunimin e ndërsjellë institucional”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb