Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj ka komentuar vendimin e PS për të mbajtur kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin ‘’Air Albania’’.

Sipas Malajt, një vendim i tillë është i panevojshëm dhe turpërues për socialistët e thjeshtë dhe të ndershëm pasi mitingu brohoritës pas zgjedhjeve nuk e zgjidh lakun e dështimeve për integrimin .

Ai thekson se kongres në stadium nuk kanë mbajtur deri më sot as Erdogan, Orban, Fiden Kastro, Kim Jong Un apo dhe partia komuniste e Kinës me 1.4 miliardë banorë.

Malaj ironizon me thënien e Presidentit të 3-të të SHBA, Thomas Jefferson kur i thoshte të birit se në jetë ka dhe fitore turpëruese.

 

STATUSI NGA ARBEN MALAJ

Kongres apo miting brohoritës pas zgjedhjeve që nuk e zgjidhën lakun e dështimeve të përsëritura në proçesin dhe perspektivën euro-atlantike.

Janë ftuar vetëm për të dëgjuar dhe duartrokitur me ovacione?

Kongres të jashtëzakonshëm në stadium??

I pa nevojshëm dhe turpëruese për socialistët e thjeshtë dhe të ndershëm.

As Orban, as Erdoğan, por as Fidel Kastro apo Kim Jung, lideri i Koresë së Veriut – nuk kanë mbërritur deri këtu.

Edhe partia komuniste e Kinës qe perfaqeson 1.4 miliarde banore nuk ka bere deri sot kongres partie ne stadiume.

Si ka mundësi që Rilindja që “përfaqëson” një popullsi në tkurrje me më pak se 3 milion banorë, bën kongres të jashtëzakonshëm në stadium?!

Keqardhje për situatën kritike ku ka arritur nënshtrimi i verbër i “përfaqësuesve” të popullit dhe të partisë ndaj disa rilindasve  parafabrikatë arrogantë, të babëzitur, të korruptuar dhe të kapur nga oligarkët.

Këta oligarkë po keq-përdorin jo pak deputetë dhe qeveritarë si manekina që i lëvizin sipas interesave të tyre për përfitime abuzive dhe varfëruese për shqiptarët.

Në këtë rast vlen më shumë se kurrë mësimi që presidenti Jefferson i jepte djalit të tij se në jetë ka edhe fitore turpëruese.

Kapja e shtetit e dëmton demokracinë dhe sigurinë si të shqiptarëve, të SHBA dhe BE më shumë se çdo formë tjetër e korrupsionit.

Kjo është sfidë shumë e vështirë por pa e fituar luftën kundër pandërshkueshmërisë paqja e qëndrueshme dhe siguria –  jo vetëm në Ballkanin Perëndimor do të jenë risk.

Ditë të mbarë!

A

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb