TIRANE– I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24 rektori i Universitetit ‘Luarasi’ dhe ish ministri i Financave Arben Malaj komentoi kabinetin qeveritar ‘Rama 2’ si dhe shkrirjen e disa ministrive.

Arben Malaj tha se shkrirja e disa ministrive nuk do të thotë se kemi të bëjmë me një qeveri të vogël, pasi ka faktorë të tjerë për ta përcaktuar.

“Ministria e Ekonomisë nënkupton sektorët realë të ekonomisë, por ka raste që ministrisë Ekonomisë i jepet edhe biznesi. Unë kam merak që të mos ketë mbivendosje ashtu siç ndodhi në mandatin e parë.

Fakti që është reduktuar numri i ministrive nuk do të thotë se kemi qeveri të vogël. Janë disa tregues që të bën të kuptosh nëse është qeveri e vogël apo jo. Nuk përcaktohet nga numri i ministrave, por sa është në total, sa shpenzohet etj”- tha Malaj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: