Ish kreu i KQZ Arben Ristani i ftuar në emisionin “Real Strory” në “News 24” deklaroi se duhet që brenda partive politike shqiptare të ketë mekanizma rregullues.

Ristani theksoi se vetëm në këtë mënyrë, do të kemi demokraci më të mirë për Shqipërinë.

Arben Ristani: Sistem të keq nuk ka, të gjitha janë demokratike. Problemi është si do ta përdorësh sistemin. PD mund ta përdorë më shumë kërkesën për ndryshimin e sistemit.

Teza e ndryshimit të sistemit është populiste. Edhe partia duhet të demokratizohet, të bëjë primare në parti. Atëherë po vlen gjithë sistemi. Duhen ndryshime në ligje edhe brenda partive.

Ilirjan Celibashi: Nëse duam qeveri të fortë, më mirë është sistemi maxhoriitar. Nëse duam qeveri më të dobët, më i miri është proporcional kombëtar.

Denar Biba: Sistemi është instrument, kurse qëllimi është demokracia. Qëllimi është leximi sa më mirë i demokratizimit të vendit. Edhe kësaj here zgjedhjet janë zhvilluar me tension të lartë politik.

Arben Ristani: Sot na duhet një sistem që shton peshën e zgjedhësve, ndërsa ul peshën e kryetarëve të partive politike. Nëse bën lista të hapura kombëtare, votohet në bazë të medias. Duhen provime brenda partive e më pas voton anëtarësia. Pas provimeve, dilte njëri që ishte kandidati për deputet. Duhen kandidatë demokratikë, kështu ke parti demokratike dhe demokraci më të mirë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb