TIRANE
Marrëdhënia e modeles Arbenita Ismajli dhe reperit Fero është shoqëruar me ulje dhe ngritje. Çifti, prindër të një vajze, pak javë më parë lanë të nënkuptohej se ishin ndarë, madje nuk kursyen as “thumbimet” për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Por reperi në disa fotot në publikuara në InstaStory ka zbuluar se marrëdhënia e tyre është rregulluar. Madje ai i bën premtimin modeles “do të të dua gjithmonë”, mbishkrim i vendosur në një foto të tyre në aeroport.
Ndërsa në një imazh tjetër ku shfaqen në aeroport shkruan: “Momentet me ty”. Fero ka fshirë të gjitha fotot e tij nga rrjeti social dhe mban vetëm një postim ku pozon me bashkëshorten shoqëruar me një urim për ditëlindjen e saj, si edhe një postim ku pozon me vajzën e tyre.
Disa ditë më parë reperi u shfaq në rrjetet sociale ku ka treguar edhe disa dokumente që zbulojnë se ka marrë vizën angleze. “Kosova ime e dashur do të më mungoni për disa kohë,”-shkruante Fero.