Padyshim që ai ka qenë një ndër personazhet e komentuara shumë në Big Brother Vip, pasi me komentet e tij pikante ka bërë një publik për vete. Bëhet fjalë për Arbër Hajdarin, i cili bashkë me Balina Bodinakun ishin opinionistët e spektaklit.

Pas përfundimit të BBV, Hajdari ka bërë një postim në Facebook duke treguar arsyen se përse mori pjesë në këtë spektakël.

MESAZHI I HAJDARIT
Të nderuar miq,
Në 5 tetor të vitit që lamë pas, pranova ftesën për të marrë pjesë në programin televiziv “Big Brother Vip”. Nuk ishte e lehtë për mua që gjatë këtyre muajve të ndiqja misionin tim me Fundjavën dhe gjithashtu këtë program.
Mora pjesë sepse:
Së pari,doja ti tregoja shqiptarëve se çfarë mendimi kam për shoqërinë, për vlerat qytetare, morale, njerëzore, intelektuale,çfarë besoj e përfaqësoj, për tema të ndryshme.
Së dyti për të komentuar drejt, pa dallime, pa paragjykime,lojën e banorëve në shtëpi. Në fakt të qënit opinionist në këtë program kaq të ndjekur nuk ishte e lehtë, ishte një sfidë e imja. Shpresoj që gjatë gjithë kësaj kohe, të jem treguar i drejtë me mendimet e mia.
Ju faleminderit të gjithëve për komentet e mesazhet e shumta gjatë gjithë kësaj kohe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb