Teksa rivaliteti mes skuadrave në këtë start vendoset edhe me një episod, rasti i pjesës së parë mes Kukësit dhe Laçit ka vend që të diskutohet gjatë edhe në vazhdim për mosakordimin e penalltisë nga kryesori Shahini. Këtë gjë bën edhe presidenti i Kukësit, në një prononcim të tij ekskluzivisht për “Panorama Sport” pas ndeshjes.

PENALLTIA – Numri një i klubit të Kukësit, por edhe i bashkisë së këtij qyteti, ka akuzuar arbitrin e ndeshjes se ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e përballjes me kurbinasit. “Ishte penallti sade. Ky arbitër vendosi rezultatin e takimit. Nëse do të ishte akorduar ajo penallti, nuk do të kishte pasur më shanse për Laçin për të barazuar. Më absurdja është që ky gjyqtar e pranon se ishte penallti, por thotë ‘më falni’.

Ky gjyqtar e bëri baltë me këtë veprim. Një tjetër e padrejtë është se takimi luhet në orën 16:00, në një vapë përvëluese, gjë që nuk është aspak e drejtë. Me një vapë të tillë, as ekipi nuk arrin që të shprehet siç duhet.

musta kukesi laci

Çdo pikë ndikon në këtë kam pionat, ku rivaliteti ka për të qenë shumë i madh. Më vjen keq që ne me gjithë këto investime që po bëjmë, paguajmë gjithçka si ‘frëngu pulën’ e të vendosin gjyqtarët, është absurditet i madh”, ka deklaruar Safet Gjici për gazetën në përfundim të sfidës me Laçin.

Akuzat e Licit – “Arbitri Enea Jorgji është i gatshëm të japë penallti për Kukësin, por për Vllazninë nuk e sheh”. Kështu u shpreh të shtunën pas ndeshjes Vllaznia-Tirana 0-2 administratori i shkodranëve, Suad Lici.

suad lici

Dje “Panorama Sport” pyeti presidentin Gjici nëse kishte një reagim për atë që ka thënë Lici, teksa si për ironi të fatit, Kukësit iu mohua një penallti një ditë më pas në stadiumin e Shkodrës kundër Laçit. “Çfarë përfaqëson ky?! Nuk më intereson fare kush është”, u përgjigj prerë presidenti i Kukësit, duke mos dashur të replikojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: