Më në fund, në shtëpinë zikaltër kanë një arsye për të festuar, suksesi përballë Barcelonës ishte jetik, kjo jo vetëm për fatin e tyre në Champiuons. Të paktë ishin ata që besonin te fitorja përballë ekipin bluagrua, një prej tyre me sa duket ka qenë trajneri Inzaghi:

“Nuk ishte një fitore e papritur, ishte një shans i madh për ne dhe e shfrytëzuam, zhvilluam ndeshjen që duhet të bënim, me agoni dhe përqendrim. Jam i lumtur për skuadrën, tifozët dhe shoqërinë, por kjo sfidë duhet të jetë si një fillim për ne. Kjo është një mbrëmje e rëndësishme që do të kujtohet. Nuk ishte një kundërpërgjigje e imja, unë eci përpara me kokën lart pasi në këto 14 muaj kemi bërë gjëra shumë të mira”, u shpreh Simone Inzaghi pas ndeshjes.

Në radhët e ekipit blaugrana kanë mllef për rezultatin dhe episodet që prodhoi kjo sfidë, një gol i anuluar dhe një pretendim për penallti: “Jam i indinjuar, ishte një padrejtësi e madhe. Fillimisht goli i anuluar, për prekje të topit më dorë, por nuk ishte Ansu Fati ai që shënoi. Më pas prekja e topit me dorë nga Dumfries, nuk e kuptoj se çfarë ndodhi. Arbitri duhet të jap shpjegime. Nuk mund të fshihem e të bëj sikur nuk ka ndodhur asgjë, jam me të vërtetë i indinjuar. Tani na mbetet edhe tre finale”, u shpreh Xavi pas në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb