BRITANI E MADHE

Ditën e sotme, më 6 maj djali i Meghan dhe Princ Harry-it, Archie feston 2-vjetorin e lindjes.

Sigurisht që e gjithë vëmendja është te qëndrimi që do të mbajë familja mbretërore, pas ngjarjeve të fundit. Por, ishte mbretëresha e para që e uroi Archie-n publikisht, përmes llogarisë zyrtare në Twitter.

Postimi u shpërnda së bashku me një fotografi të Dukës dhe Dukeshës së Sussex me djalin e tyre disa ditë pasi ai erdhi në jetë.

Kate dhe William, si dhe Princi Charles dhe Dukesha e Cornwall, Camilla, gjithashtu ndanë urimet e ditëlindjes nga llogaritë e tyre në Twitter. Këta të fundit e uruan nipin me një foto të tij në krahët e Harry-t, pranë Charles.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb