BRITANI E MADHE

Mediat në mbarë botën nuk flasin vetëm për lindjen e djalit të princ Harry-it dhe Meghan. Vogëlushi erdhi në jetë mëngjesin e së martës dhe disa orë më vonë u bë edhe njoftimi zyrtar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dukesha Meghan preferoi të mos bënte daljen publike tradicionale pak orë pas lindjes, por priti mesditën e sotme për të prezantuar të birin me gjithë botën. Meghan dhe Harry dolën në St George’s Hall në Windsor Castle për të përshëndetur gjithë botën me anë fotove dhe videove të para me bebushin në krah.

Më pas me anë të një njoftimi në rrjetin social Instagram në faqen e tyre zyrtare, Meghan dhe Harry zbuluan emri e vogëlushit të tyre, Archie Harrison Mountbatten Windsor.

Po çfarë kuptimi ka emri i parë i vogëlushit? Archie është shkurtim i Archibald, një emër tradicional skocez i cili do të thotë, “I vërtetë, guximtar dhe trim”.

Ndërsa emri i dytë i djalit, Harrison do të thotë i biri i Harry-it ‘Harry son’. Archie është një emër i populluar në Britaninë e Madhe dhe një ndër 20 më të preferuarit në vitin 2017.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: