Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të rezidencës Studentore Universitare nr. 2, tregoi si qëndron e vërteta e strehimit të afganëve në këto ambiente.

Ai tha se duke qenë se mbërritja e tyre në vend po shtyhet, ndoshta nuk do të jetë e nevojshme që afganët të strehohen nëpër konvikte. Por megjithatë sipas tij, këto struktura duhet të jenë gati.

Rama theksoi se studentët nuk do të largohen nga këto godina dhe se strehimi i refugjatëve do të jetë i përkohshëm, për t’u vendosur më pas në struktura të posaçme të caktuara më herët.

“Megjithëse po shtyhet ardhja e afganëve për shkak të logjistikës atje dhe shtyrjes së fluturimeve kështu që mund të ndodhi që mund të mos nevojiten nëse lirohen strukturat e tjera që kemi bërë gati sezonit.

Por në të gjitha rastet është me rëndësi të jetë e qartë që s’bëhet fjalë për të hequr studentët dhe të sjellim refugjatët afganë, por bëhet për të shfrytëzuar këtë dritare kohe që s’janë studentët”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb