Ardhja e emigrantëve për festat e fundvitit ka rikthyer trafikun në pjesën më të madhe të akseve rrugorë në Fier, duke sjellë vonesa në lëvizjen e automjeteve.

Kjo problematikë është më shumë e dukshme në rrugët hyrëse e dalëse të qytetit të Fierit, aty ku trafiku shkon në disa kilometra.

Në një vëzhgim të bërë në aksin Fier- Roskovec, që në orët e para të mëngjesit vihet re lëvizje e konsiderueshme automjetesh në të dy krahët e rrugës.

Ky aks është e vetmja nyje lidhëse që sjell drejt fierit banorët e Patosit e Roskovecit si dhe një pjesë të madhe të atyre të Mallakastrës, si e një ndër rrugët më të rëndësishme për të gjithë këtë zonë. Edhe në ditë normale, jashtë kësaj periudhe festive , rruga njeh fluks të lartë në lëvizjen e automjeteve, ndërsa gjatë natës lëvizja bëhet edhe më e vështirë për shkak të mungesë së ndriçimit, duke e kthyer shpesh edhe në burim aksidentesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: