Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, ka komentuar angazhimin e strategut të fushatave të Donald Trump, Chris LaCivita, në zgjedhjet e 11 majit për PD-në.

Gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në News24, Nallbati u shpreh i bindur se prania e tij ka sjellë tashmë rezultate pozitive.

“Së pari, shoh entuziazëm mes demokratëve dhe një ndikim edhe te ata që kanë qenë skeptikë për PD-në. Prej kohësh ka ekzistuar ideja se Berisha dhe PD nuk janë të dëshiruar nga SHBA, por kjo tezë tashmë ka rënë. Fakti që kemi me vete kryestrategun e presidentit Trump është një mbështetje e padiskutueshme,” deklaroi Nallbati.

Ai theksoi se përfshirja e LaCivita ka dhënë një shtysë të madhe në radhët e demokratëve dhe se ndikimi i tij do të jetë kyç në organizimin e fushatës për zgjedhjet e ardhshme.

“Unë jam i bindur që ardhja e LaCivita në Shqipëri për të drejtuar fushatën tonë ka dhënë që tani rezultatet e veta. E shoh te entuziazmi që ka ngjallur së pari te demokratët dhe skeptikët që kanë qenë skeptikë për PD-në që ka pasur problemet e veta me faktorin ndërkombëtar dhe ka qenë ajo ideja që PD dhe Berishën nuk i do SHBA-ja dhe kjo tezë tashmë ka rënë dhe ka çliruar shqiptarët dhe demokratët nga perceptimi. Të kesh me vete kryestrategun e presidentit Donald Trump është një mbështetje e padiskutuesheme që ka impakt”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb