Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, paralajmëroi nga Lezha kontrolle të imtësishme për luftën anti-kanabis, si dhe kontrolle nëpër locale dhe veprimtari të tjera për zbatimin e të gjitha masave kundër koronavirusit.

Veliu i ka bërë këto paralajmërime gjatë takimit të zhvilluar sot me drejtuesit e Policisë së Shkodrës dhe Kukësit, duke thënë se policia duhet të ndjekë monitorimin nga ajri dhe dronët për të identifikuar të gjitha pikat e rrezikut dhe që janë alert për kultivimin e kanabisit.

“Duam t’i japim një impuls punës së bërë deri tani, me qëllim që ky plan veprimi të përfundojë me sukses, duke bërë të mundur që të finalizohet dhe të largojmë të gjitha pikat e rrezikut dhe që janë alert si vende të mundshme të kultivimit të kanabisit. Gjatë takimit përcaktuam edhe disa objektiva dhe lamë detyra për punën që duhet të bëjë policia, jo vetëm me monitorimin ajror, por edhe duke shfrytëzuar dronët, për identifikimin e pikave të rrezikut. Në takim diskutuam edhe për detyrat që policia do të ndjekë për zbatimin e masave anti-covid, duke qenë se siuata është jo e qetë. Do të vazhdojë puna cdo ditë edhe për zbatimin e të gjitha detyrave anti-covid”, tha Veliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb