ELBASAN

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbërritur sot në Elbasan, një ditë pas konfliktit me armë ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 4 të tjerë.

Veliu po zhvillon një takim me drejtuesit e policisë së Elbasanit, teksa në mbledhje janë edhe drejtuesi i prokurorisë së rrethit dhe i SHISH Elbasan.

Sipas burimeve, takimi ka në fokus analizën e ngjarjes së djeshme si dhe situatën e kriminalitetit gjatë fushatës zgjedhore në Elbasan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: