Nëna e adoleshentit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial Zajda Cobo përmes një prononcimi në “News 24” deklaroi se është ndjerë e tmerruar nga video që ka nxjerrë drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Cobo tha se përgënjeshtron gjithcka dhe se pamjet ishin marrë në rrjetin e saj social, teksa po xhironte një film.

Jam ndjerë e tmerruar. E kam telefonuar drejtorin e Policisë Ardi Veliun dhe ai nuk ma ka hapur telefonin. Veliu ka cenuar figurën time në mënyrë ekstreme. Kjo është skenë filmi. Video është bërë në një prapaskenë filmi që kam realizuar. Video është realizuar në vitin 2018. Gjendet në FB tim. I bie që ka gërmuar kaq shumë në rrjetet sociale. Nuk e kuptoj se me cfarë të drejte e publikon atë video. Cështjen do ta coj në gjykatë”, tha Cobo.

Zajda Cobo vlerësoi më tej se fëmija i saj ka qenë brenda orarit të përcaktuar nga qeveria për të dalë banesës.

“Nuk mund t’i quaj policë ata persona. Policët i kërkonin fëmijës sim kartën e identitetit dhe ai tha se nuk e ka sepse nuk i ka mbushur 18 vjec. Dua mbrojtje nga SHCBA, nga Avokati i Popullit, nga Shoqatat e të Drejtave të Fëmijëve. Është e pavërtetë që djali im të ketë dalë jashtë orarit të caktuar për Covid-19. Unë do kërkoj të drejtën e djalit tim deri në fund. Tani ndihet më mire”, u shpreh Cobo.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb