Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, priti në takim drejtorin e ri të INL-së (International Narcotics and Law Enforcement Affairs – Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit), Benjamin Rockwell, dhe drejtuesin i ri të Programit ICITAP, Ronald Hendren.

Gjatë takimit prezantues u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm me INL-në dhe ICITAP-in, si dhe u dakordësua për fushat ku mund të bashkëpunohet në të ardhmen.

Drejtor Veliu theksoi se Policia e Shtetit është e vendosur për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar dhe terrorizmin, si dhe bashkëpunimi me homologët dhe me gjithë organizatat ligjzbatuese dhe misionet që asistojnë punën e Policisë është një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit.

Drejtorët Rockwell dhe Hendren kanë vlerësuar punën dhe rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit, sidomos vitet e fundit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizimit dhe shprehën gatishmërinë për ta mbështetur Policinë e Shtetit me pajisje, trajnime, logjistike etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb