Drejtori i Pergjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka prezantuar Kastriot Skënderaj, në detyrën e Drejtorit të Policisë Vendore Tiranë.

Veliu ka vlerësuar integritetin dhe profesionalizmin e treguar nga Skënderaj në detyrat e mëparshme dhe shprehu bindjen se edhe në këtë detyrë shumë të rëndësishme do ta përmbushë me sukses.

Ardi Veliu-Skenderi (1)

Drejtori i Pergjithshëm falenderoi efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për përkushtimin që kanë treguar gjatë kohës që ai ishte në krye të Policise Vendore dhe u kerkoi që rezultatet e arritura t’i rritin më tej, nën drejtimin e zotit Skënderaj.

Ardi Veliu-Skenderi (4)

Drejtori i sapo emëruar ka falënderuar Drejtorin e Pergjithshëm për besimin dhe mbështetjen, duke e siguruar se së bashku me ekipin do permbushin objektivat e reja që tashmë ka Policia e Shtetit.
Drejtues i Parë Kastriot Skënderaj vjen nga një karrierë e gjatë policore në rolin drejtues, ku së fundi mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Kufirit Tiranë.

Ardi Veliu-Skenderi (2)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb