Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu raportoi sot on line në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, për rezultatet e punës së Policisë së Shtetit gjatë vitit 2019.

Në analizën e tij, Veliu vecoi luftën ndaj narkotikëve, krimit dhe korrupsionit si një ndër objektivat e policis,ë aty ku edhe kanë pasur më shumë rezultate.

“Vjedhjet e bankave shënuar rritje me 5 raste. Po flasim për bankomate. Mekanizmi i goditjes së tyre është bërë duke përdorur ekspolzive. Gjatë vitit 2020 kemi zbardhur 5 raste. Autori ështëbanor i Fushë Krujës i arrestuar brenda një jave. Pra kjo raportohet si ngjarje e vjetër që është zbardhur. Kemi evidentuar 2545 vepra penale kundër mjedisit në 2019, kanë ndodhur 826 vepra penale më shumë se sa 2018.

Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit ka qënë ndër prioritetet tona. Kemi pasur 1286 vepra penale për korrupsin, kemi 370 vepra penale më shumë se në 2018. Kemi sekuestruar prona, llogari bankare. Janë kryer 6897 raste hetime pasurie për 2019. Kemi sekuestruar pasuri të luajtshme dhe paluajtshme që janë vënë nga veprimtaria kriminale. Në krahasim me 2018 kemi sekuestruar mbi 56 mln euro më shumë dhe konkretisht 17 për pastrim i produkteve të veprës penale, veprimtari kriminale dhe 38 mln euro më shumë në zbatim të ligjit të sipërcituar”,- tha ai.

Veliu tha ndër të tjera se : “Janë goditur gjithësej 43 grupe kriminale, prej të cilëve 33 në prodhim dhe shitje të narkotikëve, 5 për kultivim lëndësh nartkotike, 8 në fushën e krimit ekonomik, 6 në trafiqe të paligjshme dhe 1 në fushën e krimeve ndaj pasurisë. Zhvilluam 36000 operacione policore në fushën e narkotikëve, 60 në bashkëpunim me ndërkombëtarët, krimit ekonomik. 43% e autorëve të përfshirë janë ndaluar apo të proceduar”.

Sa i përket kultivimit të narkotikëve, Veliu tha se është goditur aktiviteti i trafikimit.
“Kemi zhvilluar monitorime nga ajri. Mbi 90 mijë bimë narkotike të asgjësuara. 193 autorë janë proceduar penalisht, mes tyre kryepleqë dhe punonjës policie. 94,7% e veprave penale në fushën e narkotikëve janë zbuluar”,- tha ai ndër të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: