Aktori i njohur, Ardian Cerga ishte i ftuar këtë të diel në programin e kësaj të diele në “Dola te Ola” në televizionin Neës24, ku me shumë nostalgji ai rrëfeu karrierën e tij artistike.

Teksa në studio u shfaqën momente nga rolet e tij në filma të ndryshëm shqiptarë, aktori tha, “Unë isha shumë i ri, dhe është fat për mua që kam punuar me mjeshtra të ekranit, me gjigantë. Kur shoh fotot dhe videot ndjej nostalgji, trishtim, ndërkohë që unë jam natyrë pozitive”.

Gjatë rrugëtimit të tij nëpër kujtime me anë të fotografive, në studio u shfaq një videomesazh nga miku i tij aktori i njohur Artan Imami, i cili i dedikoi publikisht disa fjalë shumë të bukura, teksa i uroi një jetë të gjatë artistike.

“Ka qenë fat e kënaqësi që të kam patur dhe të kam shok. Je një nga njerëzit më pozitiv që kam njohur në jetë”, tha ai ndër të tjera, fjalë të cilat emocionuan Ardian Cergën pasi sikurse ai theksoi s’ka si të ndodh ndryshe kur ndihesh i vlerësuar për miqësinë.

Ndërkohë teksa në studio u shfaq një fotografi me aktorin e ndjerë Xhevdet Ferri, Cerga tha se është shumë e vështirë të flasësh për kolegë që për fat të keq nuk janë më në jetë edhe pse më të rinj në moshë. “Ka qenë shumë korrekt, inteligjent, dinte të respektonte pozicionet në shoqëri dhe në punë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: