Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” siç premtoi nisi rrugëtimin për të ndihmuar Ardisën, vajza u shoqërua nga stafi në Tiranë për të filluar pa humbur kohë ekzaminimet dhe gjithçka që duhet për të. Emocionet nuk kanë fund në këtë histori. Ardisa ndjeu mall për shtëpinë në Shkup sapo u fut në makinë, gjatë gjithë rrugës për në Tiranë vajza u shkreh në lot.

Me të nisur analizat dhe ekzaminimet babai dhe nëna njëzëri thanë se e ndjejnë që vajza është në duar të sigurta. Elvis Naçi vizitoi personalisht Ardisën në spital si dhe prindërit e saj.

“Vajza të ketë shëndët, ajo të bëhët bamirëse në të ardhem, mos u mërzitni me durim bëhën punët e mira, ne presim orientimin nga mjekët që të bëhët ndërhyrja e duhur, e di që zemra ju qan dhe po vuani. Ti Ardisa do kthehesh shpejt në Shkup do takosh shokët. Gjithë pagesat për të i kemi ne, dhe çdo gjë do shkojë mirë për Ardisën. E kam shumë xhan”-, i tha Elvisi vajzës dhe prindërve. “Vajza ka qenë e rënduar, kemi rendur pas mjekëve, në Maqedoni veç para na kërkonin dhe në fund nuk pamë asnjë rezultat”,-i tha babai i vajzës Elvisit. Në studio Elvisi tha se më 4 ose 5 janar Argisa do të futet në operacion pasi gjithçka është planifikuar me detaje.

https://www.youtube.com/watch?v=vtxHZTsoM4E

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb