BERAT

I deleguari politik dhe kryesuesi i listës së LSI në qarkun e Beratit ka mbledhur sot ekipin e kandidatëve për deputet në këtë qark. Pas takimit të zhvilluar me ta, Ardit Çela e konsideroi ekipin e Beratit, një ekip fitues për të cilin tha se në zgjedhjet e 25 prillit, do të fitojë bindshëm 3 mandate në këtë qark.

“Sapo kemi përfunduar takimin tonë të parë me ekipin fitues të LSI të qarkut Berat.Një ekip i shkëlqyer,me përfaqësues dinjitoz e që përfaqësojnë vlerat më të mira të komuniteteve që përfaqësojnë. Duhet të theksoj përpara jush,se kanë qënë pikërisht qytetarët e Beratit,Kuçovës, Skraparit,Urës Vajgurore dhe Poliçanit, të cilët kanë kërkuar që të përfaqësohen nga personalitetet që sot janë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së. Ka qënë një kërkesë e fortë e qytetarëve të Skraparit që të përfaqësoheshin nga Dr.Blenard Nonaj,mjek,profesionist,njeri human e qytetar,energjik e i palodhur,i cili e dashuron Skraparin dhe qytetarët e tij.

Ka qënë një kërkesë e qytetarisë beratase, por njëkohësisht edhe e biznesit të ndershëm beratas,që të përfaqësohet nga Esmeralda Qirko,një sipërmarrëse e shkëlqyer,e cila prej vitesh është fokusuar te bisnesi e që do të jetë një përfaqësuese e shkëlqyer e Beratit në Parlamentin e ardhshëm.

Petrit Sina do të jetë pjesë e listës së LSI Berat. Si kryetar bashkie,vetëm dy vite mundi të qeverisë Beratin pa u penguar dhe sabotuar nga hakmarrja politike e rilindjes. Vetëm për dy vjet janë me dhjetëra projekte infarstrukturore të realizuara prej tij,rrugë,,shkolla e ujësjellësa dhe me dhjetëra projekte të tjera të lëna në tavolinën e pasardhësve.

shte një kërkesë e socialistëve dhe qytetarëve të Kuçoves,të kishin si përfaqësues të tyre Ilir Obonin, ish ushtarak,jurist e avokat,që e do Kuçovën dhe qytetarët e saj. Ishte një kërkesë e të rejave dhe të rinjve të Kuçovës por edhe më gjerë që psikologia e mirënjohur dhe fort e dashur për publikun,Aurela Agalliu Kalivaçi të bëhej pjesë e ekipit të LSI-së. Lefter Maliqi, deputet, ish deputet dhe drejtues vendor,i cili me kërkesën e tij kërkoi të ishte i 7-i në listë, duke treguar edhe njëherë se beson tek ekipi dhe programi i LSI për qarkun e Beratit e të gjithë Shqipërisë.

Esmeralda Hoxha,mësuese,intelektuale dhe një vlerë e shtuar për ekipin tonë do të përfaqësojë Poliçanin dhe qytetarët e tij. Shkëlqim Tafa,përfqësues i denjë i komunitetit të Kutallisë dhe Urës Vajgurore dhe njohës shumë i mirë i problematikës së fermerëve dhe blegtorëve të zonës.

Ekipi i LSI-së për qarkun e Beratit është një ekip fitues. Programi i LSI-së per qarkun e Beratit eshte nje program i shkëlqyer,që do ta kthejë Beratin në qendër të zhvillimit ekonomik, duke hapur vende të reja pune e duke kthyer shpresën dhe besimin.

Futemi në këtë përballje, për të dalë forcë e parë në të gjithë qarkun.Garojmë fortë dhe të sigurt për 3 mandate në qarkun e Beratit. Skuadra e LSI do jetë në çdo shtëpi, rrugë e rrugicë, fshat e qytete, me të rinj e të reja, gra dhe burra, me të moshuarit, për t’i përcjellë mesazhin e shpresës, mesazhin e fitores së madhe në 25 prill.

Rilindja e varfëroi Beratin, Rilindja i përzuri të rinjte e të rejat në emigracion,Rilindja ka mbaruar, Rilindja eshte e shkuara.E ardhmja janë të rinjtë e të rejat e Beratit, Skraparit, Kuçoves, Urës-Vajgurore, Poliçanit, të cilët do ta ndëshkojnë me votë Rilindjen e do ta shpartallojnë atë në çdo qender votimi”- u shpreh Ardit Çela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb