Drejtuesi politik i LSI për qarkun e Beratit, Ardit Çela, ka prezantuar kandidatin për deputet në zonën e Kuçovës, Ilir Obonin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Çela përmes një postimi në “Facebook”, ku e etiketon Obonin si një jurist e ish-ushtarak të shkëlqyer, me 27 vite eksperiencë mbi supe.

Ndër të tjera, Çela shkruan se Kuçova meriton të përfaqësohet nga njerëz intelektual, të formuar, punëtorë e që e duan Kuçovën dhe qytetarët e saj.

Postimi i plotë i Ardit Çelës:

Kërkesës së qytetarëve të Kuçovës iu përgjigjëm pozitivisht me shumë kënaqësi!
Sot prezantuam Ilir Obonin si kandidat për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Iliri ka një eksperiencë të gjatë e të shkëlqyer 27 vjeçare si jurist, avokat dhe ish-ushtarak.
Kuçova meriton të përfaqësohet nga njerëz intelektual, të formuar, punëtor, që e duan Kuçovën dhe qytetarët e saj!
Së bashku me Ilirin, do ta kthejmë Kuçovën në qëndër të zhvillimit ekonomik.
Kuçova do të jetë Zonë e Lirë Ekonomike.
Kuçova do t’i rikthehet punës.
Kuçovës do t’i rikthejmë shpresën dhe besimin!
Kuçova do të jetë shtëpia e të rinjve e të rejave!
Kuçova do të jetë shtëpia jonë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb