TIRANE– Kjo e shtunë është një ditë e trishtë për moderatorin e dashur për publikun shqiptar. Kantautori dhe moderatori më i dashur për publikun shqiptar, Ardit Gjebrea ka humbur nënën, dhe padyshim dhimbja për të s’ka fjalë. Ka qenë vetë ai që ka konfirmuar lajmin, përmes një njoftimi.

“Me trishtim njoftoj se mbrëmë mamaja ime ndërroi jetë. E përcjellim sot në ora 5pm në varrezat e Sharrës. Ndërsa vizitat i presim në Mak Albania Hotel (ish Sheraton) të dielën, të hënën dhe të martën 10.00 – 1pm dhe 5pm – 8pm”, njofton Ardit Gjebrea.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Teksa shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e njeriut të dashur, Gjebrea prek me fjalën e ndjera që i dedikon nënës së tij në një postim në “Instagram”, ku ka publikuar edhe një foto me të.

“Nuk di a do mësohem dot me mungesën tënde… Lutem që engjëjt të kujdesen për ty”, shprehet ai plot dhimbje.

Nëna e tij ka ushtruar profesionin e mësueses për vite me radhë. Ajo  është vlerësuar si mësuese e meritur per karrierën e saj të gjatë në shkollën “20 vjetori” në kryeqytet, ndërsa në rininë e saj ka kënduar, pasion të cilin e ka trashëguar dhe Ardit Gjebrea.
Në Këngët e Shekullit, Arditi këndoi duet këngën e saj të famshme të viteve ’50 “E dashur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb