TIRANE –

Ardit Gjebrea është kantautori dhe këngëtari i preferuar i të gjithëve. Këngët e tij ende sot kujtohen përmendësh sepse kanë ngelur si prova e gjallë e suksesit të një artisti të kompletuar.

Shumë aktiv në profilin e tij në Instagram, së fundmi Arditi ka gëzuar ndjekësit kur nëpërmjet një postimi ka lënë të kuptohet se pas shumë kohësh mungesë, po i rikthehet muzikës për të sjellë këngën e re.

Untitled 14

Me një foto ku duket qartë ai përpara mikrofonit, Arditi ka shkruar: “Ai momenti kur je në dimension tjetër…”! Ka mjaftuar ky postim dhe komentet kanë vërshuar nga të gjitha anët.

Të gjithë kanë një lutje që ai të realizojë një këngë të re ose të sjell një krijim të ri muzikor që me shumë mundësi do të ketë shumë sukses.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb