Federata Shqiptare e Futbollit publikoi në llogaritë e saj zyrtare në rrjetet sociale një video të re, duke përditësuar ecurinë e punimeve në stadiumin “Arena Kombëtare”. Me krenari, qeveria shqiptare e futbollit tregon se ka nisur shtrimi i tapetit të barit, duke forcuar objektivin e shprehur pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama që impianti i ri të inagurohet me ndeshjen kundër Francës për eliminatoret e Euro 2020 në Grupin H. Kjo sfidë është në program në datën 17 nëntor.

Kur mbeten pak më shumë se dy muaj nga ky afat, përveç tabetit të gjelbër mbeten për t;u përfunduar edhe punimet e rifiniturës. Burime të Balkanweb në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë të ditur se shtrimi i fushës do të përfundojë brenda tre ditëve, ndërsa inagurimi mund të përshpejtohet dhe të bëhet që në ndeshjen kundër Andorrës, që sipas kalendarit do të luhet më 14 nëntor. Përveçëse do të kthente kombëtaren kuqezi në kryeqytet pas një mungese të gjatë, kjo sfidë do t’i lejonte të besuarve të Edi Rejas të ambjentoheshin më “shtëpinë” e tyre të re përpara përballjes me kampionët e Botës.

5bbb8215c1c02arena Kombetare Projekti
5bbb8215c1c02arena Kombetare Projekti

Po ashtu, prania e tifozëve të shumtë dhe një fitore e mundëshme ndaj një rivali të dobët do ta bëntë më të bukur inagurimin. Gjithsesi data e saktë mbetet për t’u përcaktuar, ndërsa siç bën me dije burimi i Balkanweb në FSHF, pumimet janë drejt përfundimit, ndërsa pas një muaji në Tiranë do të zbarkojnë të dërguarit e UEFA-s për të inspektuar stadiumin e ri “Arena Kombëtare”. Vetëm më pas, qeveria europiane e futbollit do të konfirmojë se ku do të luhen dy ndeshjet e radhës në shtëpi të kombëtares së Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb