Nisja e shtatë e raketës së Space X në hapësirë ka përfunduar pa sukses, pasi raketa kryesore Starship u shkatërrua në atmosferë me mbeturinat e saj për të paraqitur një spektakël mbresëlënës.
Siç ka shkruar pronari i Space X, Elon Musk për atë që ndodhi sot herët në mëngjes, “suksesi është i pasigurt, por argëtimi është i garantuar”, duke e shoqëruar postimin e tij me videon e rrënojave të raketës.
Starship 121 metra i gjatë u ngrit nga Teksasi i Jugut, por rreth 8 minuta më vonë Space X humbi kontaktin me të pasi motorët e tij u fikën.
Duke shpjeguar atë që ndodhi, Musk shkroi në një postim tjetër se “indikacionet e hershme tregojnë një rrjedhje oksigjeni/karburant në zgavrën mbi murin e motorit të raketës, e cila ishte mjaft e madhe për të krijuar një presion më të madh se kapaciteti i ventilimit. Përveç kontrollit të dukshëm të dyfishtë për rrjedhje, ne do të shtojmë një mekanizëm kundër zjarrit dhe ndoshta do të rrisim zonën e ventilimit. Ne do të shtyjmë lëshimin e ardhshëm deri në muajin e ardhshëm.”
Success is uncertain, but entertainment is guaranteed! ✨
pic.twitter.com/nn3PiP8XwG— Elon Musk (@elonmusk) January 16, 2025
Por Space X ka arsye për të festuar pasi – për herë të dytë – raketa përforcuese e Starship është rikthyer në Tokë e paprekur me ‘mbërthyesit’ e saj të mëdhenj mekanikë që e kapin atë.
Preliminary indication is that we had an oxygen/fuel leak in the cavity above the ship engine firewall that was large enough to build pressure in excess of the vent capacity.
Apart from obviously double-checking for leaks, we will add fire suppression to that volume and…
— Elon Musk (@elonmusk) January 17, 2025
Fluturimi ishte i shtati radhazi për raketën e përmirësuar Starship, e cila është hapi tjetër në përpjekjet e Elon Musk për të ndërtuar anijen e parë kozmike të ripërdorshme për të transportuar njerëzit në Mars.